Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 01 December 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se masat të cilat janë në fuqi tash e dy javë do të mbeten përsëri.

Ai ka thënë që këto masa kanë treguar efektin për shkak se ka pas ulje të numrit të të infektuarve.

“Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës, gjendja është mjaft serioze por është nën kontroll. Në shërbimin spitalor janë krijuar kushtet. Në IKSHPK janë rritur kapacitetet e testimeve.

-Advertisement-

Numri më i madh të infektuarve është në stafin shëndetësor, kjo tregon për punën e tyre dhe pastaj tek policia.

Që nga marrja e masave të reja, është ulur numri i të infektuarve.

Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së sygjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera