Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është i arrestuari i tretë për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 18 November 2021

Tre të dyshuarit që tentuan të kryenin grabitje në një argjendari në Prizren, ku plagosën edhe dy pronarët e saj, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali ka raportuar gjatë ditës se njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë, ndërkaq dy të tjerët, Leutrim Latifiu dhe Ibrahim Qadraku u arrestuan sot.

Sinjali merr vesh se i dyshuari që u arrestua mbrëmë është Ryzhdi Fejzullahu.

-Advertisement-

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një konferencë për media sot bërë të ditur se Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera