Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kuvendi i Kosovës, seancë në orën 19:00?

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 April 2021

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme ku do të ndryshohet Ligji për Zgjedhjet, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është konfirmuar nga një deputet i AAK-së i cili ka thënë se vendimi për këtë seancë është marrë fshehtas.

Ende nuk dihet nëse realisht do të mbahet kjo seancë apo jo pasi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Vetëvendosje.

-Advertisement-

“…u informuam se në mbledhjen e kryesisë pa prezencën e shefave të grupeve parlamentare është marrë vendim që në seancën e orës 17:00 të bëhet amendamentimi i Ligjit për Zgjedhje. Është e papranueshme që në rrethana kur ky ligj absolutisht nuk është prioritet, të ballafaqohet me ndryshim të tillë. Kjo e vërteton arrogancën e numrave. A nuk kemi prioritete të tjera? A nuk e kemi prioritet sjelljen e vaksinave? AAK-ja e kundërshton me ngulm dhe mendojmë që Ligji për Zgjedhjet me u sjellë me kaq nguti e konfirmon një qasje totalitare e dominuese”, ka deklaruar Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në një konferencë për media./Gazeta inFokus/

EKSKLUZIVE: Sot mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Konfirmohet nga Vetëvendosja: Sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera