Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kurti nuk paraqitet për dëshmi në Prokurorinë Speciale, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 16 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për intervistim si dëshmitar.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, dhe e kishte të pamundur paraqitjen sot për intervistim.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk është caktuar një datë e tjetër e radhës për intervistimin e Kryeministrit.

-Advertisement-

“Kryeministri Albin Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, dhe e ka të pamundur të vijë sot. Data tjetër nuk është vendos ende”, tha Kozmaqi.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetorit, për t’u paraqitur sot pranë këtij institucioni në ora 09:30.

Madje në thirrjen e Prokurorisë ishte qartësuar se në rast të mosparaqitjes të paarsyeshme, do ta detyrojnë atë të paraqitet dhe do të ketë gjobë 250 euro.

Lidhur me thirrjen që Qeveria e Kosovës kishte pranuar të enjten e kaluar, zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu kur dhe e publikoi atë në llogarinë e tij në Facebook, e cilësoi këtë thirrje të Prokurorisë Speciale si tentim ndikimi në rezultatin zgjedhor 2025.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera