LAJMI I FUNDIT: Kurti dhe Vuçiq takohen me 2 maj
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/kurti-vuciq-ilustrim-bashke1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 18 April 2023
Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.
Marrëveshja është arritur më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa pajtueshmëria për aneksin e zbatimit, më 18 mars në Ohër.
Lajmin për themelim të Komisionit e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai, po ashtu, ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Brusel.
“Detyra e Komisionit të përbashkët është që të mbikqyrë implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e implementimit të saj. Ky është rezultat konkret dhe implementim konkret i asaj që ishte arritur para 30 ditësh, në takimin e nivelit të lartë, mes presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti“, ka thënë Stano.
Sipas BE-së, anëtar i këtij Komisioni të përbashkët do të jetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i cili do ta kryesojë atë trup, në emër të BE-së.
Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë, shefi i delegacionit të saj për dialog, Petar Petkoviq.
Zëdhënësi i BE-së ka njoftuar se ky Komision i përbashkët do të takohet rregullisht në Bruksel, ndërsa hollësitë do të saktësohen dhe miratohen në takimin e parë të tij.
Takimi i parë do të zhvillohet, pas takimit të radhës në nivel të lartë, mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë të martën gazetarëve se Marrëveshja nuk paraqet tërësi të elementeve, por paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë.
“Ne jemi zotuar, dhe e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë, për zbatim të plotë të kësaj pakoje, të kësaj Marrëveshjeje bazë, dhe aneksit përkatës për implementim, dhe tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë Serbinë për këtë“, ka thënë Kurti.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje prej fillimit të dialogut, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Osmani pas fitoreve të Distrisë: Sigurt drejt të artës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur tejet e gëzuar pas kalimit...
-
Musliu: Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju
Ganimete Musliu vazhdon të arsyetoj epitetin e deputetes më aktive të Partisë...
-
Publikohet fotoja dhe emri i mërgimtarit nga Llapi që vdiq në Valbonë
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar emrin dhe fot...
-
Abdixhiku: Keni dy zgjidhje, në njërën anë ata që përçajnë dhe në anën tjetër “Rrugën e Re”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ditën e sotme ka njoftuar se po ndërtojnë ...
-
Fitore, Distria Krasnqi e nis mbarë në ”Paris 2024″
Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 202...
-
Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm
Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me...
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...