LAJMI I FUNDIT: Komiteti Ekzekutiv i FFK-së merr vendime të rëndësishme pas dyshimeve për kurdisje
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 27 April 2021
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës. KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave dhe konstatoi se garat po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Gjatë kësaj kohe kemi pasur shfaqjen e disa dukurive jo të mira, të cilat KE i gjykon dhe i lufton si dhe në këtë drejtim janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me aktet normative.
KE po ashtu po i përcjellë me kujdes dhe vëmendje të veçantë deklaratat dhe opinionet e individëve dhe qarqeve të ndryshme rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve. FFK-ja ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim, me secilin që ka dhe ofron fakte e të cilat organet e FFK-së do t’i trajton me prioritet dhe kujdes e mbi bazën e fakteve do të ndërmerren masat adekuate. FFK sikur edhe deri më tash është e gatshme dhe e hapur të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit dhe organet e hetuesisë, duke u bërë thirrje që të jenë të gatshëm të merren dhe të trajtojnë çdo deklaratë të individëve kudo që ata shfaqin dyshime për kurdisje dhe të merr masat e duhura për mënjanimin e këtyre dukurive negative. Por, FFK-ja nuk do të tolerojë përpjekjet e individëve apo qarqeve të ndryshme që për çfarëdo arsye të dëmtojnë apo prishin imazhin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës dhe ndaj tyre do të jetë fuqishëm për t’i ndëshkuar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet normative të disponueshme. Po ashtu KE në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive ka themeluar Task Forcën që do të jetë edhe në shërbim të Këshillit Kombëtar për parandalimin e dukurive negative.
FFK-ja u bënë thirrje organeve të saj që ta rrisin efikasitetin e punës dhe të jenë në nivelin e detyrave në kuptim të mbarëvajtjes dhe integritetit të garave.
KE shqyrtoi edhe kohën e përfundimit të kampionatit dhe caktoi datat e ndeshjeve të barazhit dhe finales së Kupës së Kosovës. Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021.
Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021. Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj. Ndërkaq, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj.
KE diskutoi edhe për ndeshjet miqësore të Kombëtares A dhe FFK-ja ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit po ashtu në kryeqytet. Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë.
KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.
Të tjera
-
India shkon drejt qendrave të votimit në zgjedhjet më të mëdha në botë
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...