Sport

LAJMI I FUNDIT: Klubit të Dritës i largohet edhe një futbollist

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 10 January 2022

Pas Agim Zekës nga klubi i Dritës gjatë ditës së hënë është larguar edhe Erjon Vucaj, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori nga Shkodra e ka shkëputur kontratën me ekipin gjilanas me marrëveshje të dyanshme.

Vucaj u bashkua me Dritën në vitin 2018-të dhe ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me fanellën e ‘bardhekaltërve’.

-Advertisement-

Klubi i Dritës i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës mesfushorit shqiptar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera