Sport

LAJMI I FUNDIT: Klubi italian dënohet me minus dy pikë në tabelë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 02 December 2021

Skuadra e Catanias është dënuar nga Federata e Futbollit të Italisë.

Catania që garon në divizionin e tretë të futbollit në Itali, Serie C, është dënuar me heqjen e dy pikëve shkaku i mos pagesave ndaj lojtarëve.

Catania u dërgua në Komitetin Disiplinor në nëntor për mospagimin e pagave.

-Advertisement-

Një nga futbollistët e klubit kishte dhënë një deklaratë duke thënë se ata nuk janë paguar që nga korriki.

Klubi u shpall fajtorë sot, dhe iu hoqën dy pikë të cilat do të zbatohen në renditjen e tyre të këtij sezonit.

Pas këtij dënimi, Catania tani ka 20 pikë në Serie C dhe ndodhet në vendin e 11-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera