Fokus

LAJMI I FUNDIT: Kjo është mosha e vajzës që u dhunua nga ish i fejuari në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 05 October 2022

Të martën në Ferizaj një vajzë ka raportuar në polici se është dhunuar nga ish i fejuari i saj, shkruan Gazeta Infokus.

E sipas detajeve nga prokuroria vajza është e moshës 29 vjeçare.

Në një prononcim për Gazetën Infokus nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

-Advertisement-

“Të dy personat në këtë rast, (i dyshuari dhe viktima), janë të lindur në vitin 1993”, kanë deklaruar nga prokuroria për Infokus.

Po ashtu kanë deklaruar se prokuroria ka kërkuar që të dyshuarit të i caktohet masa e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se lidhur me rastin në fjalë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Dhunimi”. Ndërsa, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, janë përgjigjur nga prokuroria për Infokus.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Një femër në Ferizaj raporton në polici se është dhunuar nga ish i fejuari

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera