Sport

LAJMI I FUNDIT: Kampionët aktual të Kosovës shkarkojnë trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 22 February 2020

Feronikeli ka pësuar humbje nga Llapi me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo humbje i ka kushtuar më shkarkim trajnerit të Feronikelit, Agim Sopit.

Kësaj disfate nuk i ka shpëtuar as këshilltari i presidentit të klubit, Albert Bunjaki.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit nga Drenasi.

“Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.

Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin”, thuhet në komunikatën e ‘Niklit’./Gazeta inFokus/

Image result for albert bunjaki agim sopi

Image result for albert bunjaki agim sopi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera