Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje zyrtari i lartë në AAK

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 26 January 2022

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Lulzim Kabashi, përmes një njoftimi ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se angazhimi i tij në AAK, do të jetë vetëm si anëtar i thjeshtë.

Kabashi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas rezultatit jo të kënaqshëm të AAK-së në Prizren për disa palë zgjedhje, kështu ai tha se përmes këtij vendimi do të hap rrugë për kuadro të reja.

-Advertisement-

“Fakti i një rezultati jo të kënaqshëm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është më se e domosdoshme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale. Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera