Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Valbon Krasniqi

Autori: Ermirë Berisha 13:58 | 02 August 2022

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje drejtori i SHKUK-së, Valbon Krasniqi, shkruan Gazeta inFokus.

SHKUK përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Dr.Krasniqin për gjithë kontributin e tij të deri më tanishëm.

Ndryshe, bordi drejtues ka e emëruar Dr.Pranvera Zejnullahu-Raçi si ushtruese detyre të drejtorit të SHKUK-së.

-Advertisement-

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.”Po ashtu,  ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera