Sport

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 24 February 2021

Klubi i basketbollit ‘Prishtina’ mbrëmjen e së mërkurës ka mbetur pa trajner, pasi Dragan Radoviq ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri malazez është larguar nga ‘bardhekaltërit’ pas humbjes nga Vëllaznimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.

-Advertisement-

“Njoftim! Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita. Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, shkruan faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti.

Radovic ishte emëruar trajner i Prishtinës në muajin janar, ku arriti ta fitonte Kupën e Kosovës.

Më poshtë keni postimin e plotë të KB Prishtinës./Gazeta inFokus/

Njoftim!

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit…

Posted by KB Prishtina on E mërkurë, 24 Shkurt 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera