Sport

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje trajneri i kombëtares që nuk arriti ta fitonte asnjë pikë në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 21 June 2021

Kombëtarja e Maqedonisë Veriore e ka mbyllur kampanjën e saj në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Maqedonasit janë eliminuar në fazën e grupeve, pasi nuk arritën ta fitonin asnjë ndeshje, duke u mposhtur nga Austria, Ukraina dhe Holanda.

Pas disfatës nga holandezët trajneri i Maqedonisë Veriore, Igor Angelovski, ka dhënë dorëheqjeje.

-Advertisement-

“Unë dua të shpreh mirënjohjen time për stafin tim profesional dhe stafin mjekësor, për lojtarët e futbollit, të udhëhequr nga Goran Pandev, për ju gazetarët dhe së fundi për familjen time. Këto janë momente që unë do të kujtoj për një jetë … kjo është e fundit ime konference për shtyp”, Angelovski.

Maqedonia Veriore u kualifikua për herë të parë në histori të saj në një Kampionat Evropian, por aventura e saj doli të jetë e hidhur, pasi nuk morën asnjë pikë nga tri përballje të luajtura në Grupin C./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera