Sport

LAJMI I FUNDIT: Ja kush mund ta shkarkoj Bernard Challandesin nga posti i trajnerit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 07 April 2021

Gjatë ditës së mërkurë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, për Kosova Press ka thënë së paga është një nga problemet për shkarkimin e Bernard Challandesit nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur më këtë deklaratë Gazeta inFokus e ka pyetur Salihun se sa është rroga që merr trajneri zviceran nga Kosova si dhe kush mund ta shkarkojë atë.

Eroll Salihu është shprehur se nuk mund ta zbulon pagën e Challandesit, kurse ka treguar se kush mund ta shkarkojë atë.

-Advertisement-

“Pagat janë konfidenciale, kurse emërimin dhe shkarkimin e trajnerit e bënë Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Eroll Salihu për Gazetën inFokus.

Ideja për shkarkimin e Bernard Challandesit nga posti i trajneri të Kosovës ka ardhur si shkak i rezultateve të dobëta në ndeshjet e muajit mars, por edhe eliminimi nga Kampionati Evropian nga Maqedonia Veriore./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera