Lajme

Lajmi i fundit: IPK-ja kërkon suspendimin e krerëve të policisë pas tragjedisë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 18 February 2020

Inspektorati i Policisë së Kosovës po kërkon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në stacionin e Gjilanit përfshirë këtu edhe komandantin dhe zëvendëskomandantin e këtij stacioni.

Pas tragjedisë në Gjilan sipas IPK-së ata janë duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkrua gazeta inFokus.

“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina.Ekipet e hetuesve të IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarë të PK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike”

-Advertisement-

“Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Policja në Gjilan vret katër anëtarë të familjes, pastaj edhe veten

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera