Lajme

LAJMI I FUNDIT: INTERPOL-i vendos për kërkesën e Ukrainës karshi Rusisë

Autori: Ermirë Berisha 19:47 | 03 March 2022

Organizata Ndërkombëtare INTERPOL ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga organizata e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Një zëdhënës i Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit, ka thënë për median britanike “The Guardian” se vetëm Asambleja e Përgjithshme, organi suprem qeverisës i INTERPOL-it, i cili është i përbërë nga 195 vendeve anëtare, mund të votojë për çështjet që lidhen me anëtarësimin.

Kujtojmë se “INTERPOL”  është një organ mbi-kombëtar që ofron mbështetje hetimore për shtetet anëtare, kryesisht përmes sistemit të saj të njoftimit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera