Lajme

LAJMI I FUNDIT: Hovenier ia zë derën Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 01 June 2023

Ambasadori i SHBA-së, Jeffery Hovenier, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, takim ky që ende po zhvillohet, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporter.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha për Reporteri.net se ky “është një takim i rregullt javor”.

Takimi vjen pas tensioneve në veri, ndërkohë që Hovenieri e ka akuzuar Kurtin se nuk i ka koordinuar veprimet e ditëve të fundit, në lidhje me situatën në veri.

-Advertisement-

Për shkak të vendimit të Kurtit që Policia e Kosovës të fut në zyre nën përcjellje kryetarët e rinj të katër komunave veriore, SHBA-ja sanksionoi Kosovën me tri masa, ku përfshihen pezullimi i pjesëmarrjes në Defender Europe 2023, moslobimi në shtetet mosnjohëse, si dhe moslejimi i vizitave të zyrtarëve kosovarë në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera