Lajme

LAJMI I FUNDIT: Hoti shkarkon edhe drejtori i doganave dhe i ATK’së

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 16 October 2020

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i ATK’së.

Mësohet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK’së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka.

Ky është shkarkimi i tretë brenda ditës.

-Advertisement-

Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Drejtori i shkarkuar i Policisë, që ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, por që i ishin përmendur gjithmonë lidhjet me zyrtarë të lartë të PDK’së, i shpëtoi edhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

Drejtori i shkarkuar i Policisë Qalaj ndërkaq, që ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, por që i ishin përmendur gjithmonë lidhjet me zyrtarë të lartë të PDK’së, i shpëtoi edhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë qeverisjes së Kurtit, shumë herë u përmend mundësia që Qalaj të lirohej nga detyra. Sepse ish-kryeministri po shkarkonte çdo ditë formacione të ndryshme në krye të institucioneve të shtetit. Këdo që e konsideronte se ka ardhur në pushtet me lidhje politike të pushtetarëve të mëhershëm.

Megjithatë, fundi drejtorit të Policisë në këtë pozitë i erdhi sot kur Kryeministrit Hoti nxori vendim për shkarkimin e tij.

Zyrtarisht nuk dihet arsyeja, ndërsa Gazeta Express ka mësuar se si arsyetim është dhënë “përformanca e dobët”.

Qalaj ishte zgjedhur drejtor i Policisë nga Qeveria Haradinaj, në gusht të vitit 2018.

Ndërkaq, Albin Kurti e udhëhoqi Qeverinë e Kosovës nga 4 shkurti deri më 25 mars, kur u rrëzua me mocion mosbesimi. Ai qëndroi në detyrë deri më 3 qershor, kur kryeministër i ri u zgjodh Avdullah Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera