Lajme

LAJMI I FUNDIT: Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, erdhi për vizitë tek nëna e sëmurë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 29 May 2023

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë. Ai ndodhet në vendlindjen e tij në Burojë, tek shtëpia e prindërve.

Klankosova.tv mëson se arsyeja e ardhjes është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore.

Thaçi nën masa të ashpra të sigurisë ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, pasi nënës së tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

-Advertisement-

Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë.

Thaçi

Hashim Thaçi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera