LAJMI I FUNDIT: Hagës i kërkohet lirimi i Thaçit

Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 08 June 2022
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale edhe kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arrest shtëpiak apo edhe lirimin në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë, shkruan Gazeta Express.
Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregory W. Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Mbrojtja e ish-presidentit, teksa ka marrë shkas nga vendimi i fundit për refuzimin e lirimit të Thaçit në burg shtëpiak, si rezultat i mosbesimit në Policinë e Kosovës, ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të thërret një seancë dëgjimore dhe të urdhërojë edhe praninë në këtë seancë të drejtori të Policisë së Kosovës, kryeshefit të Njësisë së Paraburgimit të Republikës së Kosovës, dhe përfaqësuesit e qeverive të shteteve, emrat e të cilave janë të redaktuara në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Gjithashtu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të përkohshëm të Hashim Thaçit në kushtet që konsiderohen të nevojshme dhe të përshtatshme, deri në 30 ditë përpara se të fillojë gjykimi.
Ndërkohë Prokuroria ka thënë se as transferimi i Thaçit në arrest shtëpiak në Prishtinë e as lirimi i tij në vendet e treta “nuk do të zvogëlonte rrezikun e arratisjes, pengimit të gjykatës, ngacmimit të dëshmitarëve apo edhe përsëritjes së krimit”.
Screenshot/ Dokument i publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara/ Kërkesa e mbrojtjes për lirimin e Thaçit nga paraburigmi në Hagë
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...