Sport

LAJMI I FUNDIT: Granit Xhaka zbulon për herë të parë arsyen e vërtetë pse nuk zgjodhi kombëtaren e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 17 January 2022

Granit Xhaka është njeri prej lojtarëve me të mirë shqiptar që luan në Evropë, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori nga Prishtina aktualisht është pjesë e skuadrës së Arsenalit.

Xhaka pavarësisht kombësisë së vërtetë përfaqëson kombëtaren e Zvicrës.

-Advertisement-

Për këtë është kritikuar gjithmonë, madje edhe është gjykuar nga tifozët e shumtë pse nuk ka zgjedhur fillimisht kombëtaren e Shqipërisë, e me pas edhe atë të Kosovës.

Të gjitha kritikave dhe paragjykimeve, Granit Xhaka, ka vendosur të iu përgjigjet edhe njëherë.

Ai në një lidhje direkte me Kozakun në rrjetin social Instagram ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse nuk luan për kombëtaren shqiptare.

Tutje prishtinasi ka treguar se personi i vetëm që e ka telefonuar nga kombëtarja e Shqipërisë ka qenë Lorik Cana.

“Isha shumë i ri ndoshta 16-vjeçar, ku prindërit e mi d.m.th babi na ka ofru Taulantin edhe mu në kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interes në atë kohë. I vetmi person i cili me ka thirr prej kombëtares së Shqipërisë, nuk ja harroj kurrë edhe e kam shumë shok të mirë, është Lorik Cana. Lorik Cana mu me ka marrë në telefon edhe me ka pyet si është situata, por prej federatës nuk kam pas asnjë telefon apo asnjë takim, kjo u kanë ana e Shqipërisë. Ana e Zvicrës u kanë, isha i ri d.m.th nuk kam pas shumë kohë me mëndu edhe kur të ulet Ottmar Hitzfeld, trajneri legjendar që u kanë në Dortmund, Bayern, ulet me ty edhe të thotë po du gjithqysh me të marrë për kombëtare, për mu u kanë diçka e madhe. Unë e falënderoj Zvicrën shumë, së pari që i ka qelë dyert për prindërit e mi edhe e dyta që i ka qel dyert si për mu si për vllaun, por edhe si për familje, nuk e harrojmë Zvicrën kurrë, por nuk do me thanë se Graniti është kundër Shqipërisë. Unë jam shqiptar, gjakun e kam shqiptar”, ka deklaruar Granit Xhaka.

Mesfushori nga Prishtina tashmë është edhe kapiten i kombëtares së Zvicrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera