Rozë

LAJMI I FUNDIT: Gold Ag bëhet baba për herë të dytë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 26 September 2022

Artisti, Arian Agushi, ka treguar se është bërë baba për herë të dytë, shkruan Gazeta inFokus.

Goldi përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se së bashku me gruan e tij Ermirën tashmë kanë edhe një djalë të cilit ia kanë lënë emrin Front.

“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit”, ka shkruar Agushi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera