Rozë

LAJMI I FUNDIT: Gjini del nga ‘Big Brother Vip’

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 25 January 2022

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’, Semi Jaupaj, ka njoftuar se nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është larguar edhe Gjini, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Semi përmes një postimi në llogarinë së saj zyrtare në Instagram.

Por kush është Gjini?

-Advertisement-

Gjini është lodra e preferuar e këngëtares nga Shqipëria, lodër më të cilën ajo ishte futur në ‘Big Brother Vip’ dhe nuk bënte gjumë pa të.

Por pasi Semi u largua nga shtëpia e vëllaut të madh, lodrën e preferuar të saj ia kërkoj Donald Veshaj, me të cilin kishte një raport shumë të afërt për shkak te Bora Zemanit, e cila ishte e dashura e Donaldit dhe shoqja e ngushtë e Semi.

Megjithatë, Donaldi e ‘tradhtoi’ besnikërinë e Semit, pasi krijoji një lidhje të re dashurie brenda shtëpisë me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

Për ‘tradhtinë’ që Donaldi i bëri shoqes së saj, Semi kërkoi nga ai që të ia kthej Gjinin menjëherë.

E një gjë e tillë ndodhi, pasi Gjini tashmë është bashkuar me Semin./Gazeta inFokus/

No description available.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera