Sport

LAJMI I FUNDIT: Gjilani zyrtarizon transferimin ‘bombë’ nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 29 July 2020

Skuadra e Gjilanit ka filluar të përgatitet për garat evropiane, ku do të luaj në parakualifikimet e Evropa Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë arritur ta transferojnë portierin e njohur me përvojë nga Shqipëria, Enea Koliçi.

Koliçi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ‘kuqebardhët’.

-Advertisement-

Ai ka mbrojtur portat e shumë skuadrave në Greqi dhe Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Gjilanit përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera