Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjendet i vdekur në një shtëpi, 27 vjeçari në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 10 June 2022

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan pranë rrugës “Tranizit”, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07 e 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilani”, tha Hashani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera