Sport

LAJMI I FUNDIT: Gani Sejdiu ndan rrugën me Drenicën, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 29 June 2020

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me klubin e Drenicës, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për ‘Insportin’ e ka konfirmuar vet trajneri nga Mitrovica.

Sejdiu ka deklaruar se e ka parë të udhës të largohet, pasi Drenica automatikisht është ende në garë.

-Advertisement-

“Po është e vërtetë që jam larguar edhe pse nuk kam dashur ta bëj publike tani për shkak se kryetarja Mihane Kodra nuk është këtu. Realisht e kam parë të udhës që të largohem nga klubi, pasi ende janë në garë matematikisht për të mbijetuar”, tha Gani Sejdiu.

Ai ka thënë se në disa ndeshje lojtarët nuk i janë përgjigjur dhe kjo ka quar që ai të largohet nga skuadra e Drenicës.

Sejdiu e ka falënderuar kryetaren e klubit, MIhane Kodra-Bekteshi për besimin dhe mbështetjen.
“Ekipi në disa ndeshje nuk më është përgjigjur, kemi humbur ndeshjet si vendës, siç ndodhi me ’89-shin. E falënderoj kryetaren për besimin dhe mbështetjen, më vie keq nga vetja pasi kemi pasur një projekt serioz nga sezoni i ardhshëm”, tha Sejdiu.

Drenica aktualisht renditet e 8-ta në tabelë, me 35 pikë, vetëm katër pikë me shumë se Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera