Sport

LAJMI I FUNDIT: Futbollistët e klubit të njohur kosovar nuk kanë marrë paga që dy muaj

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 01 December 2020

Skuadra e Vushtrrisë përveç krizës së rezultateve, punët nuk i ka aspak mirë në aspektin financiar, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tifozërisë së këtij klubi, lojtarët e skuadrës së Vushtrrisë nuk kanë marrë paga që dy muaj.

Futbollistët kanë vendosur që ti bojkotojnë stërvitjet për shkak të mos marrjes së rrogave, derisa gjithnjë sipas tifo-grupit ‘Forca’, kryetari i klubit, Bajrush Kajtazi edhe ka kërcënuar lojtarët më largim nga ekipi në rast që bojkotojnë stërvitjet.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të tifozëve të Vushtrrisë pa ndërhyrjen e redaksisë.

Sapo morreëm nje lajm se sot, lojtaret e KF Kosova (V), i kan bojkotuar stërvitjet për shkak se nuk u janë dhënë pagat në dy muajt e fundit.

Vlen të ceket se lojtaret janë kercenuar nga Bajrush Kajtazi me largim nga ekipa ata te cilet nuk pranojne te stërviten.

Ne ju themi lojtarëve se i perkrahim lidhur me kërkesen e tyre legjitime, pra shpagimi i djerses e cila është edhe ligjërisht e drejt.

Diteve të ketij personi të padeshiruar po ju vie fundi./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera