Lajme

LAJMI I FUNDIT: Flet Rrahman Jasharaj pas takimit me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 13 September 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka bërë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai.

E sipas Jasharajt arsyetimi i qeverisë është se kanë ndarë pako për sektorë të ndryshëm e se dimri do të jetë i vështirë.

-Advertisement-

“Arsyetimi i tyre është iu zakonshëm se kanë bërë pako se kanë dhënë andej këndej se dimri do të jetë i vështirë, dhe pikërisht kur është dimri i vështirë  shtohet arsyeja e kërkesës sonë që të i ndihmojmë njerëzit në sektorin publik policia dogana shërbyesit civil mësimdhënësit të ndihmohen për të përballuar më lehtë dimrin, kjo ndihmës për momentin nuk po shtohet dhe ka mbetur tek ajo pako të cilët e dini të gjithë opinioni që grevistët e kanë refuzuar”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndryshe, takimi i sotëm në mes të kryetarit të SBASHK-ut, dhe kryeministrit Kurti, ka zgjatur më shumë se dy orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera