Lajme

LAJMI I FUNDIT: Flet Besnik Bislimi, tregon a është arritur dje marrëveshja për targat

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 16 November 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar raportimet e djeshme se në Bruksel u arrit një marrëveshje për targat.

Ai tha se në takimin e fundit me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga BE-ja, Bislimi shtoi se pjesë e takimit të djeshëm në Bruksel ishte vetëm ai dhe Lajçaku.

-Advertisement-

“…po, në takimin në Bruksel kemi qenë vetëm unë dhe Lajçak. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel”, u shpreh ai.

Zv/kryeministri theksoi se në takim janë diskutuar elemente që kanë të bëjnë me çështjen e targave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera