Sport

LAJMI I FUNDIT: FFK njofton se kur do të hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 12 April 2021

Krahas konkurrencës së meshkujve edhe në konkurrencën e femrave do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së hënë ka njoftuar klubet dhe opinionin sportiv se të mërkurën do të mësohen çiftet për rrethin e dytë të kësaj gare.

Tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:30.

-Advertisement-

“Shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet më datë 14 prill (e mërkurë). Tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:30”, thuhet në komunikatën e FFK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera