Lajme

Lajmi i fundit: Ferizaj del nga karantina

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 02 May 2020

Komuna e Ferizajt ka dalë nga karantina, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komunE, Agim Aliu i cili tha se “Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

Ky është njofitmi:

-Advertisement-

Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj!

Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus.

Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera