Sport

LAJMI I FUNDIT: Ekspedita e kombëtares së Kosovës mbërrin në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 29 March 2021

Ekspedita e kombëtares së Kosovës në futboll para pak minutave ka zbarkuar në qytetin e Sevillas, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të ballafaqohen për herë të parë me kombëtaren e Spanjës në një kompeticion futbollit.

Kosovarët janë mysafirë të spanjollëve për duelin e vlefshëm në Grupi B për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në stadiumin e Sevillas./Gazeta inFokus/

Të tjera