Lajme

LAJMI I FUNDIT: Edhe tetë raste me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 25 March 2020

Edhe tetë raste te reja me koronavirus janë paraqitur në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditru IKSHPK-ja përmes një komunikatë për medie, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar positive” , thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera