Lajme

Lajmi i fundit: Edhe një tjetër punëtor humb jetën në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 02 June 2020

Edhe një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

Sot rreth orës 12:10, S. SH. (1979), derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë, njofton Policia rajonale e Pejës.

S.SH. është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe pas vizitës nga ana e stafit mjekësor, ai është transferuar në QKUK.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit Shtetit rasti është cilësuar asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera