Sport

LAJMI I FUNDIT: Edhe një futbollist i Dritës rezulton pozitiv me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 10 August 2020

Klubi i Dritës sapo ka njoftuar se futbollisti, Hamdi Namani në testet e bëra sot në Nyon të Zvicrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Namani ishte lojtari me i dalluar në fitoren e ‘bardhekaltërve’ ndaj Inter s’Escaldes në gjysmëfinalen e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Mesfushori përveç lojës së mirë në atë takim realizoi edhe golin e fitores për Dritën.

-Advertisement-

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë të ditur se mbrojtësi, Fidan Gërbeshi, i cili para tre dite kishte rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’, sot ka rezultuar negativ se bashku me Bujar Shabanin, i cili ishte izoluar shkak i kontaktit me Gërbeshin.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera