Sport

LAJMI I FUNDIT: E konfirmon Remzi Ejupi, ja sa teste për futbollistët e Superligës kanë mbërritur në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 18 May 2020

Javën e kaluar presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi në një medium televiziv kosovar kishte deklaruar se ka siguruar 11 mije teste për ti testuar futbollistët e Superligës së Kosovës për koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur me këtë, Rezmi Ejupi për Gazetën inFokus ka deklaruar se tashmë rreth 1.000 teste kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë në ditët në vazhdim.

“Rreth 1.000 mijë teste tashmë kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër pritët të vijnë në ditët në vazhdim, pasi janë në procedura të dokumentimit”, deklaroi Ejupi.

Sot Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile që klubet e Superligës së Kosovës të rinisin stërvitjet me 18 maj, duke ju përmbajtur rregullave dhe udhëzimeve për tu mbrojtur nga Covid-19./Gazeta inFokus/

Të tjera