Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës, mjekët vërejtën mjetin shpërthyes në xhepin e pacientit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 19 September 2022

Policia e Kosovës më konkretisht Policia Rajonale e Pejës, është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës, shkruan Gazeta Infokus,

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se stafi mjekësor e kishte vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së një pacienti.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, deklaroi Gashi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera