Sport

LAJMI I FUNDIT: Dy lojtarë të skuadrës së njohur shqiptare rezultojnë pozitiv me koronaviurs

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 08 July 2020

Dy futbollistë të skuadrës së Partizanit të Tiranës kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronviurs, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Partizanit përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social faceebook.

Më poshtë keni njoftimin e klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë.

-Advertisement-

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Këto dy raste ngrehin dyshime nëse do të zhvillohet derbi i së premtes mes Partizanit dhe Tiranës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera