Sport

LAJMI I FUNDIT: Dorëzohen spanjollët, flamuri i Kosovës vendoset në stadiumin e Sevillas

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 30 March 2021

Pavarësisht shumë polemikave flamuri i shtetit të Kosovës tashmë është vendosur në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla, shkruan Gazeta inFokus.

Kombëtarja e Kosovës është mysafiret e Spanjës për ciklin kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ballafaqimi mes spanjollëve dhe kosovarëve ka shkaktuara polemika të shumta.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës i kishte kërkuar federatës spanjolle që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvilloj pa flamur dhe himnin e ‘Dardanëve’, por FIFA dhe FFK-ja nuk e lejoi një gjë të tillë.

Më poshtë keni fotografin e siguruar nga Indeksonline, ku shihet flamuri i Kosovës i vendosur pran atij spanjoll në në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla./Gazeta inFokus/

Të tjera