Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dhu*ohet një vajzë me nevoja të veçanta në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 11 December 2023

Një vajzë me nevoja të veçanta është dhunuar, dhe pastaj është sjellë në Spitalin e Pejës, këtë e ka bërë të ditur një qytetar, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Ai tregoi se si dëgjoi britma dhe iu kërkua nga policia që të largohet nga korridori ai dhe çdo mashkull tjetër, pasi viktima nuk dëshironte të shihte asnjë mashkull, duke qenë se ishte viktimë e dhunës seksuale, shkruan Gazeta Infokus.
“Në Spitalin e Pejës, policia e solli një vajzë të moshës 25 vjeçare, spitali ushtonte nga britmat e saj. Njëherë nuk e kuptova arsyen, derisa mu kërkua nga policia që të largohem nga korridori unë dhe çdo mashkull tjetër, sepse e njëjta ishte dhunuar dhe nuk dëshironte të shihte asnjë mashkull.” shtoi ai.

Kujtojmë që rastet e dhunës viteve të fundit në Kosovë kanë shënuar rritje./Gazeta Infokus/

Gazeta Infokus ka kontaktuar me policinë dhe po pret përgjigje në lidhje me këtë rast.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera