Sport

LAJMI I FUNDIT: De Biasi tregon se a do të bëhet trajner i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 13 October 2021

Pas largimit të trajnerit Bernard Challendes, emra të ndryshëm u përfolën për të drejtuar kombëtaren e Kosovës.

Njëri ka emrat e përmendur, ishte ai i ish-përzgjedhësit të Shqipërisë, Gjani De Biasi, i cili për Indeksonline ka thënë se nuk ka kontaktuar me drejtuesit e FFK, por nuk do ta përjashtonte si mundësi.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi.

-Advertisement-

Ai poashtu foli edhe për zviceranin Challendes.

“Më vjen keq për Challendes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, shtoi italiani.

De Biasi në vitin 2016 arriti që me kombëtaren shqiptare të kualifikohen në kampionatin evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera