Sport

LAJMI I FUNDIT: Dalin rezultatet e futbollistëve të Kosovës për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 17 November 2020

Stafi dhe futbollistët e kombëtares së Kosovës i kanë kryer testet për koronavirus para ndeshjes me Moldavinë, shkruan Gazeta inFokus.

Rezultatet janë publikuar dhe fatmirësisht i gjithë stafi dhe futbollistët e Kosovës kanë rezultuar negativ, përveç trajnerit Bernard Challandes, i cili për herë të tretë ka dalë pozitiv.

‘Dardanët’ edhe në sfidën ndaj moldavëve do të drejtohen nga ndihmës-trajneri, Muharrem Sahiti.

-Advertisement-

Kosovë – Moldavi, zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera