LAJMI I FUNDIT: Caktohen datat dhe vendi i takimit të radhës Rusi-Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 28 March 2022
Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.
Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.
“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.
Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.Pamje nga takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë në Turqi
Në Turqi ishin zhvilluar më parë (10.03) bisedime të nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.
Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.
Bota nuk mund “t’i djegë urat lidhëse” me Moskën
Më parë zëdhënësi presidencial i Turqisë tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të bisedojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Nëse të gjithë djegin urat e komunikimit me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta”, tha Ibrahim Kalin në forumin ndërkombëtar të Dohas.
Kalin bëri gjithashtu thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën. “Ukrainasit duhet të mbështeten me çdo mjet të mundshëm, në mënyrë që ata të mund të mbrohen … por edhe rasti rus duhet të dëgjohet në një mënyrë ose në tjetrën,” në mënyrë që ankesat e saj të kuptohen, nëse nuk justifikohen, shtoi ai.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe është ofruar të shërbejë si ndërmjetëse në konflikt. Ankaraja e ka kritikuar pushtimin e Moskës, por ajo ka refuzuar t’u bashkohet vendeve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë. /DW/
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...