Sport

LAJMI I FUNDIT: ‘Bisha’ e Real Madridit rikthehet në stërvitje, gati për duelin kthyes ndaj Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 29 April 2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pasditen e së enjtes ka marrë një lajm fantastik, shkruan Gazeta inFokus.

Kapiteni legjendar i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, është rikthyer nga lëndimi dhe ka stërvitur me ekipin.

Mbrojtësi spanjoll ka lenë prapa shqetësimet dhe është kthyer në momentet më të rëndësishme për skuadrën madrilene.

Ai pritet të jetë i gatshëm për duelin kthyes ndaj Chelseas, që do të zhvillohet të martën në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

 

Të tjera