Sport

LAJMI I FUNDIT: Bernard Challandes zbulon se a do të jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 13 April 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes ka folur gjerë e gjatë për ekipin kombëtar të vendin tonë, ku ka treguar gjera të pa thënë më parë.

Në një moment tekniku zviceran është pyetur se a do të jep dorëheqje nga posti i trajneri të Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta.

-Advertisement-

Ai deklaroi se nuk dorëzohet kurrë dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Dardanët’.

“Unë nuk dorëzohem kurrë, nuk jam trajneri më i mirë në botë, por e respektojë Kosovën dhe besojmë që kemi të ardhme së bashku. Por na duhet kohë. Duhet të mësohemi me këtë kohë të vështirë dhe pastaj do të dalim më mirë”, tha Challandes.

Trajneri zviceran është kritikuar shumë pas tri ndeshjeve të muajit mars, ku shumë tifozë kanë kërkuar dorëheqjen e tij./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera