Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një aktivist i PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 01 February 2022

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se i është arrestuar një aktivist, i cili mori pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Adem Magjuanin, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

PSD-ja përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit të tyre.

-Advertisement-

“Në orën 9:00, aktivisti Adem Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj. Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së.

Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”, thuhet në njoftimin e PSD-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera