Lajme

LAJMI I FUNDIT| Anton Çuni i jep edhe një shans Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 25 March 2020

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, para deputetëve ka nisur fjalimin e tij, duke treguar për eksperiencën e tij prej ushtaraku, duke thënë se nga mosha 14 vjeçare, është angazhuar si ushtarak. Ndonëse  për tetë vite me radhë ishte kërkuar që të jetë një qëndrim i uniformuar në Armatën Jugosllave, gjërat më pas me shpërthimin e luftës, kishin ndryshuar dhe çdo kush kishte shkuar nga populli i tij, Shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij edhe ai do të mund të ishte në vendin e ish ministrit Agim Veliu, dhe kështu i ka dhënë një mundësi për të hequr dorë nga rrëzimi i qeverisë.

Ai tha se kur je në opozitë e ke komoditetin me deklaruar, me premtu dëshirat që mundet me i plotësu vetëm babadimri, por tani që e keni prekur realitetin nuk jeni në gjendje me i manaxhu situate që janë të prekshme.

-Advertisement-

 

“Tani kemi ardhur në një situatë kur edhe ne që ishim shumë përkrahës të këtij koalicionit, ju me atë akt ne na keni hendikep, na keni prangos na keni lidhur duart dhe unë nuk di çfarë të kërkojë nga deputetët, të votojnë apo të mos e votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

 

Unë ende kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga apo një mundësi nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e di sa e keni marrë atë çështje në konsideratë, ai iu kërkoi që të rishikoni vendimin, ta riktheni z.Veliun në detyrë, ta tërhiqni taksën dhe të kërkoni falje ndaj LDK-së.

” Pasi ne patëm mbledhje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka mundur të jem edhe unë ndonjë nga ata që do të intervistohesha nga gazetarët të më pyesin për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe unë do të isha në një gjendje të tillë a të jem në vijë me kryetarin e partisë, apo me kryeministrin. Zotëri Agim Veliu se a është bazuar, në këto qëndrime nuk e di, nuk e kam pyetur, por në të njëjtën situatë kam mundur të jem edhe unë, dhe të jeni në bindje se unë do të jepja një qëndrim. Edhe unë do të shkarkohesha nga detyra si ministër i mbrotjes”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera