Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 06 February 2023

Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Takimi i dytë pritet të ndodh ditën e enjte, dhe pritet të mbahet në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.

“Takimi i dytë me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit pritet të mbahet të enjten. Kësaj radhe mbahet në Rezidencën e Ambasadorit”.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari Kushtrim Sadiku.

Ndryshe, para disa ditësh në Ambasadën Amerikan u mbajt takimi i parë me shoqëri civile e parti politike për themelimin e Asociacionit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se i ka 6 kushte për themelimin e Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera