Lajme

LAJMI I FUNDIT: Alarm për bomba në shkollat e katër komunave të vendit, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 16 June 2022

Sot në orët e hershme të mëngjesit në disa shkolla të rajonit të Gjilanit është lajmëruar për disa bomba, shkruan Gazeta Infokus.

Kërcënimet për bomba kanë pranuar shkollat në komunën e Novobërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

-Advertisement-

Ai tha se për momentin nuk ka vend për panikë.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka  pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email  adresave zyrtare të këtyre shkollave  kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka deklaruar Hashani.

Kujtojmë që alarme për ekzistimin e bombave nëpër institucione shtetërore kanë ndodhur edhe në komunën e Prishtinës, e që të gjitha këto pas hetimeve të Policisë së Kosovës kanë rezultuar të jenë lajmërime të rrejshme. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera